Komuna e Prizrenit ka ndarë nga buxheti i saj rreth 28 mijë euro për dekorimin e qytetit.
Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i kësaj komune, Lisa Dorambari.
Dorambari ka treguar se buxheti i sivjetmë është i njëjtë me atë të vitit të kaluar veçse këtë vit do të zgjerohet dekorimi i qytetit.
“Komuna e Prizrenit ka të ndarë afërsisht buxhet të njëjtë sikurse vitin e kaluar për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Për më saktë, sivjet janë afërsisht 28 mijë euro të ndara për dekorim. Punimet për dekorim kanë filluar këtë javë dhe do të përfshijnë gjithë qendrën historike të qytetit (Shatërvani, Sheshi i Lidhjes, rrugët kryesore). Përveç kësaj do të ketë dekorime të veçanta edhe në lumin Lumbardhi, Shtëpinë e Bardhë dhe Administratën Komunale”, ka thënë Dorambari.
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte
“Matchmaker Albania”, Rama: Shqipëria nga turizëm sezonal në...
Nagavci kërkon që Osmani të jetë mirënjohëse ndaj VV-së: Të ...
Atmosferë e jashtëzakonshme nga Dardanët në Bratislavë, Adem...
I moshuari gjendet i vdekur në rrugë, policia kërkon ndihmë ...