Po kalonte në qendër të qytetit në mes të ditës, por kjo nuk kishte penguar disa persona që të ngacmonin seksualisht Tuba Kaçamakun, e cila rrëfen se si kishte raportuar dy herë në polici rastet e ngacmimit që kishin ndodhur ndaj saj.
E policia siç thotë ajo, ende nuk ka nisur ndonjë procedurë ligjore ndaj personave të njohur tashmë për ta, raporton KTV.
Për këtë, ajo së bashku me dhjetëra qytetarë, kanë protestuar në qytetin e Prizrenit në vendin ku para disa ditësh u tentua të përdhunohej një femër.
Protesta u thirr nga organizata “FEMakti”, drejtuesit e së cilës thanë se këto raste duhet të shërbejnë si alarm për institucionet lokale që të ndërmarrin hapa në drejtim të parandalimit të tyre.
Adelina Hasani ka thënë se nuk do të ndalen së protestuari dhe së kërkuari që gratë e vajzat e Prizrenit të kenë siguri në hapësirat publike, si një e drejtë fondamentale e njeriut.
Protestës i ishin bashkuar edhe disa qytetarë të gjinisë mashkullore, të cilët bënë thirrje që raste tilla të mos ketë ne vendin tonë.
Në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del që 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave.
Protestuesit kanë kërkuar që këto rrugë të kenë ndriçim publik dhe të bëhet vendosja e kamerave./KTV/
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt