Përgjatë shtatë muajve të këtij viti, kjo Agjenci ka pranuar 41 ankesa.
Mirëpo, ai thotë se kjo agjenci nuk ka mundur të shqiptoj asnjë gjobë që tri vite për shkak të tejzgjatjes së emërimit të Komisionerit nga Kuvendi i Kosovës.
“Agjencia nuk ka mundur t’i shqiptojë gjobë asnjë kontrolluesi të të dhënave personale gjatë kësaj periudhe, qoftë nga sektori publik apo privat, për shkak të tejzgjatjes së emërimit të Komisionerit (titullarit të Agjencisë) nga Kuvendi i Kosovës. Gjobitja eventuale e kontrolluesve të të dhënave personale bëhet zakonisht pas zhvillimit të inspektimit dhe konstatimit të shkeljeve ndaj privatësisë së qytetarëve. Inspektimet nuk kanë mundur të fillojnë në mungesë të legjislacionit të ri sekondar, respektivisht rregullores së re të inspektimit, e cila duhet nënshkruar (aprovuar) nga Komisioneri, i cili ende nuk është përzgjedhur nga Komisioni për Siguri i Kuvendit”, ka thënë ai për redaksinë.
Agjencia për Informim dhe Privatësi (ish ASHMDHP) është e mandatuar me ligj që të mbikëqyrë ligjshmërinë e përpunimimt të të dhënave personale të personave fizikë.
Ndërsa, Arifi ka thënë se të dhënat e institucioneve dhe siguria e tyre nga sulmet eventuale kibernetike nuk bien brenda mandatit të Agjencisë.
Mirëpo, ai thekson se Agjencia i mbikëqyrë nëse po merren masat e duhura mbrojtëse lidhur me këtë cështje.
“Ekzistojnë institucione tjera të shtetit që merren me ofrimin e masave mbrojtëse për t’i siguruar të dhënat e institucioneve nga sulmet kibernetike. Në këtë aspekt, Agjencia mbikëqyrë këto institucione të specializuara të shtetit nëse po i marrin masat e duhura mbrojtëse që të dhënat e institucioneve publike të mund të konsiderohen të sigurta”, ka thëksuar ai.
Megjithkëtë, Arifi thotë se agjencia ka shfrytëzuar forma tjera alternativa për të ndërgjegjësuar institucionet publike dhe kompanitë private lidhur me masat që ata duhen të ndërmarrin për t’i siguruar të dhënat personale të qytetarëve që ata përpunojnë.
Sulmet kibernetike janë një fenomen global të cilat nuk e kursejnë as Kosovën. Me kalimin e viteve, rastet e sulmeve kibernetike në vend po rriten.
Skandali më i përfolur i vitit 2018 ishte ai i incidentit të facebook-ut, ku janë lëshuar në publik të dhënat personale të rreth 100 milionë përdoruesve të kësaj platforme. /Indeksonline/
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Pa...
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e...
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë
BE-ja diskuton për Grenlandën dhe raportet tregtare me SHBA-...