Për dy ditë me radhë, në Shkodër u zhvillua censusi dimëror i shpendëve ujorë në liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe liqenin e Vaut të Dejës.
Monitorimi u krye nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Shkodër, në bashkëpunim me ekspertë të fushës, të organizuar në tre grupe pune në terren.
Sipas rezultateve paraprake, është konstatuar një rritje e numrit të shpendëve emigratorë në liqenin e Shkodrës.
Tonin Macaj, përgjegjës i sektorit të menaxhimit ADZM, thekson se kjo rritje lidhet edhe me temperaturat më të ulëta që kanë karakterizuar këtë vit, duke ndikuar në shtimin e pranisë së shpendëve shtegtarë në këtë zonë.
Ky është viti i 10-të që zhvillohet censusi dimëror i shpendëve, të cilët gjatë kësaj periudhe shtegtojnë nga Europa Veriore drejt vendit tonë, për të gjetur kushte më të përshtatshme për qëndrim./euronews.al
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...