Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë në Merdare, ku qytetarët për të dalë nga Kosova po presin deri në 40 minuta, shkruan Arbresh.info.
Dheu i Bardhë raportohet të ketë më shumë ngarkesë në hyrje për në Kosovë, ku kolona është deri në 80 metra, me një pritje prej 15 minutave, ndërsa në dalje të saj deri në 20 minuta.
Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me një pritje të zakonshme 3 deri në 5 minuta./Arbresh.info/

Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...