Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar

23:06 | 3 Janar 2026
R J

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi i automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës paraqitet kryesisht i qetë.

Pritjet për automjete në hyrje dhe dalje variojnë nga 1 deri në 20 minuta, ndërsa në shumicën e pikave nuk ka kolona të krijuara. Përjashtim bëjnë disa pika ku janë evidentuar kolona të shkurtra në dalje, si në Dheun e Bardhë (deri në 600 metra) dhe Merdarë (rreth 100 metra).

Në pikat Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë, pritjet arrijnë deri në 15–20 minuta, ndërsa në pikat tjera si Glloboçicë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara.

Sa i përket kamionëve, situata mbetet stabile, me pritje prej 3–5 minutash në të gjitha pikat kufitare dhe pa kolona si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Të dhënat e fundit u përditësuan në orën 22:36.