Pikë kalimi kufitar në Merdarë vijon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së mërkurës.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta.
Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e mjeteve është 50 metra.
Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje ku kolona e mjeteve është 500 metra ndërsa pritjet deri në 30 minuta.
Pikë kalimet e tjera kufitare si Vërmicë, Jarinje e Mutivodë kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta./arbresh.info/

Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend