Pritje në pikat kufitare, deri në një orë në Muçibabë

15:41 | 26 Korrik 2026
H.E

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas statistikave, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku në hyrje të vendit qytetarët po presin deri në një orë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje dhe dalje janë deri në 20 minuta, ndërsa në Vërmicë, në hyrje të Kosovës, pritjet arrijnë deri në 35 minuta.

Ndërkaq, në Han të Elezit dhe Bërnjak, qytetarët po presin nga 15 deri në 20 minuta.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në orën 15:14./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale