Pritje të gjata dhe kolona të automjeteve janë parë sot në orët e pasdites në kufirin Maqedoni-Kosovë.
Qytetarët që janë nisur rrugës drejt Kosovës janë duke pritur gjatë sikurse edhe në disa nga pikat tjera kufitare të Kosovës.
Disa qytetarë që kanë marrë rrugën drejt Kosovës, treguan se po presin gatë për të kaluar kufirin e Maqedonisë së Veriut.
Telegrafi mëson se nga pala e Maqedonisë së Veriut janë duke përditësuar disa softuerë në pikat doganore që lidhen me emrin e ri të shtetit fqinj të Kosovës.
Në bazë të të dhënave zyrtare nga Maqedonia e Veriut thuhet se pritjet për hyrje dalje nga ky vend shkojnë nga 30-40 minuta, derisa nga MPB e Kosovës të dhënat zyrtare të orës 16:00 nuk flasin për ndonjë pritje të gjatë apo kolona në kufi.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...