Deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk u ka pëlqyer fare autoriteteve në Beograd. Reagimet kanë qenë të menjëhershme, pas asaj që tha Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova një ditë mund të bashkohen.
Madje, më 8 prill, përfaqësuesi i Serbisë në OKB, Milan Milanoviq, i ka dërguar një letër presidentes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Dina Kawar, duke kërkuar debat për këtë çështje, raporton KTV.
Pas pranimit të kësaj letre, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të vendosë nëse kjo çështje do të debatohet ose jo.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se integrimi në BE do të shënojë edhe bashkimin me idenë dhe shpirtin e lirisë politike dhe ekonomike, barazinë dhe bashkëpunimin ndërmjet gjithë popujve, përfshirë edhe popullin e Kosovës si pjesë të pandashme.
Gjenden mbetjet e pengut të fundit izraelit në Gaza
Rama me Netanyahun: Shqipëria dhe Izraeli të lidhur nga një ...
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...