Sot lirohen nga Klinika Infektive nëntë pacientë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë
Sipas njoftimit të QKUK-së, 28 janë në gjendje stabile, 7 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq dy pacient është në gjendje kritike dhe është duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Njoftimi i plotë:
Nga 36 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 28 raste janë në gjendje stabile,
• 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.
Në klinikë vazhdojnë trajtimin 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërs në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.
Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan