Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, shkruan arbresh.info.
Deputeti Rexhep Selimi në komisionin për punë të brendshme ka kërkuar nga Ministri Mustafa që të merret edhe më shumë me Policinë dhe ligjin për pensionim të parakohshëm.
Ndërsa nga Drejtori i Policisë, Qalaj, Selimi kërkoi informacione për suspendimin e një zyrtari të AKI.
“Dua më shumë informacione sepse është thënë që është shkarkuar për dhënie informatash por duhet më shumë diçka. Po ashtu duam që të kemi informata edhe për bashkëpunimin e Policisë me kompanitë private të sigurisë. Shembull kontrolli i veturave në hyrje të institucioneve që e bëjnë policët, nuk është punë e tyre, është punë e kompanive private të sigurisë, me udhëzim është kjo. Unë dua të na tregoni çka duhet të iu ndihmojmë për këto”, tha ai.

Ministri Ekrem Mustafa i është përgjigjur Selimit duke i thënë se lidhur me ligjin për pensionimin e policëve ka kërkuar që të u rritet paga atyre që janë më të vjetër në moshë.
“Për pensionimin e parakohshëm kam kërkuar që të jetë një moshë më e lartë se ajo që është thënë që të mos implikohet buxheti. Kam thënë që duhet tu rritet paga policëve më të vjetër e në këtë mënyrë nuk do të implikohej buxheti. Ne humbim jo vetëm rigjenerimin e policisë por edhe të institucioneve tjera sepse një zjarrfikës me moshë të lartë nuk mund të kryej punët e dhëna. Sa i përket ligjit për zjarrfikësit kam kërkuar nga Qeveria të hyjnë nën ombrellën e nivelit shtetërorë, nën agjencinë e emergjencave të MPB-së”, ka thënë ai.
Mustafa tha se lidhur më çështjen e Interpolit, Kosova ka humbur mjaft shumë.
“Sa i përket Interpolit Kosova ka humbur mjaft shumë në fushën e sigurisë, por kjo i përket shteteve që nuk na kanë njohur. Unë falënderoj ekipin e ministrisë së Punëve të Brendshme”, shtoi ai.
Edhe drejtori Rashir Qalaj ka folur për pensionimin e Policisë.
“Nuk është problemi vetëm i moshës për pensionim, por ka persona me sëmundje të rënda e ata duhet të kenë trajnim. Ne i mbajmë por ata nuk mund të punojmë, kjo bëhet më shumë për çështje humanitare. Por është nevojë e madhe që ky ligj të kaloj, ka implikime buxhetore por duhet të gjejmë formë që ky ligj të ecë”, theksoi ai

Ndër të tjera ai tregoi edhe për suspendimin e zyrtarit policor në AKI.
“Suspendimi është bërë për shkak të qasjes jo të autorizuar të një zyrtari në databazën që kemi. Për çdo qasje duhet të jetë personi i autorizuar. Polica që është suspenduar ka pasur disa hyrje në sistem që i ka arsyetuar por në një rast hyrjen që ka bërë për 18 sekonda nuk ka mundur ta arsyetoj. Kam kërkuar hetim për këtë dhe dyshimet që personi në fjalë ka nxjerrë informata nga databaza dhe kjo nuk lejohet. Së bashku me të ka qenë komplet ndërrimi”, theksoi ai.
Qalaj lidhur me çështjen e Interpolit tha se vitin e ardhshëm nuk dihet nëse do të aplikojnë.
“Ende jemi duke biseduar se a do të aplikojmë vitin e ardhshëm sepse do të mbahet në një vend që nuk na njeh. Mirëpo në këtë drejtim duhet të bëjë më shumë diplomacia kosovarë”, shtoi ai./Arbresh.info/
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë