Ka ndërruar jetë tekniku medicinal i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë Emin Gërbeshi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj, përmes Facebbok-ut, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të të ndjerit./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Emin Gërbeshit, teknikut medicinal dhe ish kryeteknikut të Qendrës së Mjekësisë Urgente në Prishtinë, që ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga Covid 19.
Kolegu ynë Emin Gërbeshi, do të kujtohet si një punëtor i përkushtuar në punë dhe që deri në pensionimin e tij, nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve. Emini ishte gjithmonë i gatshëm pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së kolegut tonë.
Sinqerisht,
Naser Rrustemaj
Kryetar i OIK-ut
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë