Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër punishtes ku po ndërtohet një objekt.
Qytetarët, që po ndihen të rrezikuar, kanë thënë se madhësia e gropës shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë.
Veturat që kishin qenë të parkuara kanë rënë në hendek dhe për t’i nxjerrë ka dalë automjeti për tërhqeje ‘Marimanga’.
Po ashtu qytetarët kanë thënë se aty afër ka shpërthyer edhe një gyp i ujit, e këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila tha se ekipet kanë dalë për të sanuar gjendjen.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, konkretisht nga ora 05:00 e mëngjesit. Deri më tani janë lajmëruar gjashtë raste në zonën e shërbimit, rrjedhje të ujit”.

“Ekipet tash për tash janë në lagjen ‘Tophane’ për sanim të rrjedhjes duke vazhduar me sanim edhe në rastet e tjera të lajmëruara nga qytetarët. Përgjatë skanimeve që janë lajmëruar ata do të vëzhgojnë terrenin që nëse edhe diku tjetër ka ndonjë rrjedhje t’i përfundojnë të gjitha gjatë ditës së sotme”, tha ajo.
Por ende nuk dihet shkaku që ka shpërthyer gypi dhe nëse lidhet me ndërtimet e objektit.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...