Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë brenda një jave kanë mbyllur 24 lokale në Kosovë kryesisht të gastronomisë prej tyre 23 në Prishtinë, për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID-19.
Po ashtu, gjatë javës janë shqiptuar edhe 184 gjoba, ku 58 janë shqiptuar për persona fizik, ndërkaq 126 për persona juridik.
Sipas raportit javor që është publikuar nga AUV-i, gjatë kësaj jave inspektorët sanitar kanë bërë gjithsej 2 mijë e 413 inspektime në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj e Gjilan.
Më së shumti gjoba për persona juridik inspektorati sanitar ka shqiptuar në Komunën e Prishtinës, gjithsej 36, ku edhe janë mbyllur 23 subjekte.
Ndërkaq gjoba për persona juridik janë shqiptuar po ashtu në Komunën e Mitrovicës 2, Pejë 33, Prizren 24, Ferizaj 15, Gjilan 28.
Po ashtu, në të dhënat e AUV thuhet se gjoba për persona fizik janë shqiptuar në Pejë 33, në Prizren 24, në Ferizaj 1. /arbresh.info/
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...