Për derisa shumica e qytetarëve kanë filluar të izolohen në shtëpitë e tyre për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, apo siç njihet ndryshe Koronavirusi, mjekët dhe infermierët janë ata që vazhdojnë të punojnë edhe në qendër të rrezikut për mbrojtjen e qytetarëve nga kjo sëmundje famëkeqe.
Ndërkaq për të përshëndetur një gjë të tillë, qytetarët e Prishtinës, kanë dalur në dritaret e shtëpive të tyre dhe kanë duartrokitur disa minuta me radhë si shenjë respekti për mjekët dhe infermierët.
Në videon e poshtme që është dërguar në redaksinë e arbresh.info, mund të shihni momente nga duartrokitjet e qytetarëve:
Kujtojmë se një gjë të tillë e kishin bërë edhe në Shqipëri dhe Itali. /arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...