Qeveria e Kosovës me një votë abstenim nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka miratuar shqyrtimin e propozimit për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kompleksit(Rezidencave) Qeveritar” Prishtinë, zonat kadastrale: Prishtinë, Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, Komuna e Prishtinës dhe Zonat Kadastrale: Graçanicës dhe Badovc , Komuna e Graçanicës, raporton Arbresh.info.
Ministri i Administratës Publike,Mahir Yagcilar kërkoi nga kabineti që ky shqyrtim të miratohet një ditë tjetër për shkak se sipas tij nuk është mjaftueshëm i informuar për këtë çështje.
ZV.kryeministri Behxhet Pacolli kërkoi që të bëhet një plan hapësinor për atë pjesë.
“Aty të mos ndërtohet duhet të bëhet një plan hapësinor për atë pjesë. Ta mbrojmë atë zonë që të mos ndërtojmë ndërtime e më vonë të shkojmë si në Shipitullë. Le të bëhet një plan hapësinor i cili nuk bëhet për një ditë apo dy ditë por të keni një vizion 50 vjeçar e jo për 1 ditë ose dy”, tha Pacolli.
Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se për këtë çështje do të koordinohen.
“Ne do të kemi koordinime si qeveri sepse është një ndër projektet më të mëdha sepse krejt institucionet, administrata p parashihet me u bart diku tjetër. Sa më përket mua mendoj se ky është i nevojshëm .Ka pas debat të madh politik se a është në rregull me bart administratën diku tjetër”, ka thënë ai./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës