Punimet në rrugët e Prishtinës kanë shkaktuar kolona të gjata.
Deri në 30 minuta pritje për të kaluar rrugën “Agim Ramadani”. Kjo për shkak të punimeve që kanë filluar që disa javë.
Kjo rrugë ka bllokuar edhe qarkullimin normal të udhëkryqin tek “Mensa e Studentëve”.
Shoferët shprehen të acaruar nga kjo gjendje.
“kam që 30 duke pritur me kalu këtë rrugë. Kjo për shkak se këta jon ka punojnë që 1 jave po sot i kanë lshut semaforat e është blloku rruga”, tha një shofer i autobusit.
Përpos kësaj rruge edhe disa rrugë tjera në kryeqytet janë duke u rregulluar.
Kështu, kryeqyteti po përballet me një kaos të madh në komunikacion.
E për të gjitha këto punë Komuna e Prishtinës thotë se janë punime të planifikuara nga viti 2019 dhe tani po implementohen.

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar