Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” ka njoftuar se ka pranuar tri pajisje për evindentimin e monedhave të falsifikuara, pajisje këto të cilat janë donacion nga një bankë.
Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se kryeshefi Ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli e theksoi rëndësinë e këtij donacioni edhe në mbrojtjen e integritetit të ndërmarrjes dhe të gjithë punonjësve të saj.
“Pas këtij donacioni, N.P.L “Prishtina Parking” i ka të mbuluara me pajisje për detektimin e parave të falsifikuara 4 pika, të cilat paraqesin rreth 70% të gjithsej të të hyrave në parkingje me laura. Parkingjet e mbuluara me pajisje për evidentim të parave të falsifikuara janë në rrugët “Dritan Hoxha, “Luan Haradinaj” “Rinia” dhe hyrja në Parkun e Gërmisë. Tani e tutje do të jetë më e lehtë për qytetarët të kryejn pagesat me të gjitha monedhat në këto pika”, thuhet në njoftimin e “Prishtina Parking”./arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...