Ndërmarrja publike e Komunës së Prishtinës, Trafiku Urban nesër do të lëshojë në qarkullim autobsët e rinj.
Autobusët e shumëpërfolur 10-të prej të cilëve kanë ardhur në Prishtinë qe dy muaj, do të lëshohen në në qarkullim për qytetarët e Prishtinës me 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë , raporton lajmi.net
Këtë informacion për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Prishtinës Erzen Vraniqi.
“Nesër më 17, dhe udhëtimi është falas tërë ditën”, është shprehur Vraniqi.
Në dhjetor të viti 2016 kompania “Iveco”, kishte sjellë në Prishtinë 10 autobusët e parë. Ndërkaq 15 autobusë kanë arritur në fillim të muajit shkurt.
Vraniqi ka thënë që autobusët nuk kanë mundur të lëshohen në qarkullim pasi është dashur të kryhen disa procedura teknike për ta.
“Arsyet pse nuk kanë dalur është procesi i homologimit, sigurimit dhe regjistrimit të tyre”, u shpreh ëdhënësi i Komunës së Prishtinës .
Trafiku Urban nëpërmjet një kredie prej 10 milionë euro të marrë nga BERZH-i ka blerë nga kompania çeke “Iveco” 51 autobusë.
Deri më tani në Prishtinë kanë arritur 25 sosh, kurse muajve në vijim pritet të vijnë edhe 26 tjerë.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C