Prishtina, e papërgatitur për mësim tërëditor

08:41 | 4 Tetor 2016
M. A.
“Mësimi tërëditor është një mësim i mirë por që ka punë për t’u bërë ende, në mënyrë që të realizohet. Fakti që ky projekt po pilotohet është një hap pozitiv sepse pilotimi tregon se cilat janë mangësitë që kur të bëhet në të gjitha shkollat, atëherë do të ketë mundësi të rishqyrtohet më shumë. Një problem që paraqitet me rastin e mësimit tërëditor sa i përket suksesit të nxënësve është vetë infrastruktura e shkollave”, ka thënë eksperti i arsimit Dukagjin Popovci, shkruan sot, gazeta Zeri.

Shkollat e Prishtinës nuk kanë infrastrukturë dhe as kushte për qëndrim tërëditor, ndërkohë që vetëm një shujtë e siguruar për fëmijë është kritikuar nga disa prindër. Ekspertët e arsimit presin që një projekt i madh si ky në arsim do të përballet me shumë sfida. Kushtet jo të mira në shkollat të cilat do të realizohet pilot-projekti është sfida më e rëndë që e pret Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës.

Shkollat në të cilat do të realizohet mësimi tërëditor nuk posedojnë kuzhinë dhe fëmijët përgjatë qëndrimit mund të marrin një kifle dhe qumësht, të cilën e konsumojnë në klasë.

Ndërkaq, këtë vit Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me menaxhmentin e shkollave ka menduar që ky proces të mirëzbatohet. Sipas tyre, të gjitha shkollat në zbatim tashmë kanë në dispozicion Kornizën e Mësimit Tërëditor, që do t’u shërbejë si udhërrëfyes në këtë proces…

Shpërndaje në rrjete sociale