Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, e cila ka qëllim ta rregullojë trafikun në kryeqytet, ka njoftuar se në dy ditët e fundit bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike kanë vazhduar sinjalizimin e hapësirave për parkim për personat me nevoja të veçanta.
Kjo ndërmarrje u ka apeluar qytetarëve që në asnjë rrethanë të mos parkohen në këto hapësira nëse ata nuk i takojnë kategorisë së personave me nevoja të veçanta.
Tutje në njoftim bëhet me dije se edhe nëse qytetarët paguajnë parkimin në këto hapësira gjithmonë do të gjobiten.
“Edhe nëse nuk gjeni vende të lira në tjera hapësira dhe parkoheni këtu, do të gjobiteni; Edhe nëse në lagjen tuaj nuk është asnjë banorë me nevoja të veçanta dhe ju parkoheni, përsëri do të gjobiteni. Nuk ekziston justifikim i asnjë forme që do të lejojë tolerancë për parkimin tuaj në këto hapësira, sepse janë të dizajnuara vetëm për personat me nevoja të veçanta. E kemi të gjithë së bashku obligim që me sa do pak kontribut të lehtësojmë qasjen në aktivitetet e rregullta dhe të përditshme për personat me nevoja të veçanta”, njofton “Prishtina Parking”./Arbresh.info/
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...