Një autobus me tabela të Beogradit ka shkaktuar kolona të gjata në dy drejtimet në rrugën rajonale Gjilan-Prishtinë, konkretisht tek liqeni i Livoqit.
Si rezultat i një prishjeje të rrotës, për më shumë se një orë janë shkaktuar kolona, në të cilin rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, raporton arbresh.info.
Gjatë verës, me ardhjen e bashkëatdhetarëve dhe shtimin e numrit të automjeteve në komunikacion në Gjilan vazhdimisht shkaktohen kolona të gjata edhe në hyrje të Gjilanit, nga drejtimi i Prishtinës dhe Bujanocit./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...