Prindërit e vajzës 8 muajshe që vdiq tre vjet më parë për shkak të kequshqyerjes, të premten gjykata në Ljubljanë i dënoi me një vit e tetë muaj burg, duke deklaruar se ata janë fajtorë për trajtimin neglizhent ndaj fëmijës.
Prindërit kërkuan nga gjykata lirimin e tyre, duke u shprehur se ata janë mjaft të dënuar me vdekjen e fëmijës së tyre dhe kanë një fëmijë tjetër që duhet të kujdesen.
Prindërit janë të dy vegan në mënyrën e jetesës, dietë të cilën e kanë praktikuar në fëmijët e tyre, nuk i japin atyre ushqim me origjinë shtazore dhe nuk i trajtojnë te mjeku, kështu që kujdesi mjekësor për fëmijën u kërkua vetëm para vdekjes.
Gjatë procedurave gjyqësore ata pretenduan se fëmija i tyre ishte i shëndetshëm deri në ditën fatale, por autopsia tregoi se foshnja ishte e dehidratuar, kishte pneumoni, organe jo te zhvilluara mirë dhe peshonte vetëm 6 kilogram./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...