Pas dy orësh vizitë, prindërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaci, kanë dalë nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku edhe e kanë përfunduar vizitën tek biri i tyre.
Një vizitë e tillë bëhet pas afro dy vjetësh të paraburgimit të Thaçit.
Kjo vizitë ishte përmendur edhe gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Burojë të Skenderajt.
Ndërkaq të premten, vizitën e prindërve të Thaçit e ka konfirmuar edhe Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit.

Ndryshe, më 13 korrik të vitit 2022, do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Gjatë kësaj konference pritet që të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë./arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK