Një shtetas i huaj ka prezantuar autoriteteve të Kosovës një leje qëndrim të Suedisë që dyshohet të jetë i falsifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, meditën e së dielës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetasi i huaj pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...