Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, është lançuar fushata njëmujore e cila u emërua “Unë jam shpresë” qe u dedikohet fëmijëve pa përkujdes prindëror, përkatësisht fëmijëve të SOS fshatrave.
Fushata ka për qëllim të cekë rëndësinë e familjes, por jo vetëm të familjes biologjike, por edhe atë të strehimit familjar, SOS familjeve por edhe të familjeve adaptuese
Drejtoresha e SOS fshatrave, Nezahat Salihu, me rastin e lançimit të kësaj fushate tha se “fjala familje është një fjalë që shumë njerëz e dinë por që shumë pak e kuptojnë”.
“Familje e vërtetë nuk do të thotë të jesh i një gjaku, familje janë njerëzit që ju qëndrojnë pranë atëherë kur keni nevojë, njerëzit që na duan, që janë krenarë që janë pranë nesh, që na pranojnë ashtu çfarë jemi, pra familja është ajo që është aty kur kemi nevojë për njëri tjetrin” ka thënë Salihu.
Zëvendës-Avokati i Popullit, Isa Hasani tha se Institucioni i Avokatit Publik vlerëson këtë fushatë dhe beson se kjo do të ndikoj në ngritjen e vetëdijes së shoqërisë sonë, e në veçanti të institucioneve tona shtetërore, që të bëjnë përpjekje edhe më të shtuara që kësaj kategorie të njerëzve t’u kushtohet një interesim edhe më i veçante.
Ndërkaq, Drejtoresha e OJQ-së për mbrojtën e të drejtave të fëmijëve, Donjeta Kelmendi tha se, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Familjes po lancohet kjo fushatë njëmujore, e cila ka për qëllim të sensibilizojë opinionin e gjerë, apo edhe institucionet relevante për mbrojtjen e familjes, mbrojtjen e fëmijëve, por me fokus në mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në avancimin dhe zhvillimin e formave të cilat janë të specifikuara për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror.
Me rastin e hapjes së kësaj fushate ata shprehen shqetësimet e tyre për fëmijët pa përkujdes prindëror, duke dhënë edhe një të dhënë për këta fëmijë. Sipas tyre numri fëmijëve pa përkujdes prindëror brenda vitit në Kosovë është rreth 1.200
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...