Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon sot mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”.
Në këtë takim do të kemi nderin të kemi mysafire dhe folëse zonjën Annette Fath Lihic, Këshilltare Kryesore Politike Koordinatore Ekzekutive, Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, zonjën Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (EKBK), dhe zonjën Mexhide Mjaku Topalli, Deputete e Kuvendit të Kosovës, Kryetare e Grupit të Grave Deputete.
Ndërsa, në pjesën e dytë të takimit do të prezantohen planet e Iniciativës së mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, si dhe gjatë punës në grupe do të diskutohen temat për Strategjinë e Koalicionit.
Për më shumë informata, ju lutemi gjeni të bashkangjitur agjendën.
Koalicioni për Barazi, është themeluar me 22 qershor 2018 gjatë nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë”.
Koalicioni për Barazi është një grup i përbërë nga gratë në politikë nga niveli qendror dhe lokal, nga organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë aktiviste të cilat përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën në përmirësimin e pozitës së gruas në politikë, vendimmarrje dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...