Dorëheqja e tij, për të cilën raportoi një ditë më parë “Koha Ditore”, ka bërë bujë në opinion. Menjëherë ka reaguar Prokuroria e Shtetit, duke thënë se nuk e dinë arsyen e dorëheqjes së ish-prokurorit. Mirëpo, ka pranuar se Blakaj ka raportuar një rast të kërcënimit përderisa ka qenë duke u gjykuar ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.
Ish-prokurori së fundi ka qenë duke i hetuar keqpërdorimet me listat e veteranëve të UÇK-së. Hetimet, sipas “Betimi për Drejtësi” kanë përfunduar dhe aktakuzën Blakaj e ka dorëzuar te eprorët e tij, porse “ata po e mbajnë të fshehtë”.
Në anën tjetër, Prokuroria ka mohuar se ka një aktakuzë të tillë. Ka thënë se hetimet rreth këtij rasti ende janë duke vazhduar.
Vetë Blakaj, edhe më tutje vazhdon të heshtë për opinionin. Ndërkohë, ndërkombëtarët, por edhe vendorët e kanë pritur me shqetësim dorëheqjen e tij, duke kërkuar hetimin e shkaqeve.
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...