Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritet të marrë pjesë nesër në Samitin e Demokracisë që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ky samit organizohet nga presidenti i SHBA-vë, Joe Biden, dhe do të mbahet dy ditë radhazi, të enjten dhe të premten, shkruan arbresh.info.
Në këtë Samit, është ftuar edhe Kosova në mesin e shumë vendeve dhe pritet të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Fillimisht, u raportu se Kosova nuk do të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Ambasada Amerikane në Kosovë kishte thënë se të gjithë aleatët nuk mund të akomodohen në këtë Samit.
Por, disa javë më vonë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se ka marrë ftesë zyrtare nga Presidenti i ShBA-ve, Joseph Biden për pjesëmarrje në këtë Samit./arbresh.info/

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë