Në Paris, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, po qëndrojnë krerë shtetërorë nga e gjithë bota për ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Në mesin e tyre është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka pasur mundësinë të takohet me shumicën prej tyre për të diskutuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende.
“Në pritjen që na ofroi Presidenti Macron në Pallatin Élysée, pata mundësinë të takohem me liderë dhe delegacione nga mbarë bota dhe të diskutojmë për raportet ndërmjet shteteve tona. Forcimi i miqësive dhe partneriteteve me shtetet anekënd botës është në interes të vendit dhe qytetarëve tanë,” ka shkruar Osmani në Facebook.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...