Presidentja Osmani vazhdon vizitat nëpër komuna, kësaj radhe në Istog

12:57 | 4 Gusht 2023
A Z

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke vazhduar me vizitat nëpër komunat e Kosovës.

Nga komuna e Istogut ajo ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në Facebook, ku ka lëvduar bukuritë natyrore të këtij vendi.

“Bjeshkët e jashtëzakonshme dhe burimi i ujit që po ndjehet këtu e krijojnë një freski dhe i japin një bukuri të jashtëzakonshme të cilat duhet t’i promovojmë dhe mbështesim me projekte”, ka thënë Osmani.