Në përmbyllje të vitit presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani sot ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj, dhe me këtë rast Osmani ka uruar pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre vetëmohues në të mirë të vendit, paqes dhe sigurisë, ku u shpreh
“Uroj dhe falënderoi për shërbimin ndaj atdheut secilin ushtarak në këtë kohë sfidash jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë globin, ne së bashku me Ministrin dhe Komandantin e FSK-së, do të punojmë dhe do të bëjmë të pamundurën që ushtarakët të jenë të motivuar dhe të kontribuojnë në të mirë të paqes dhe sigurisë, urime për të gjithë ju, shëndet dhe të mira në familjet tuaja”, ka uruar Osmani./Arbresh.info/





Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...