Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani tha se me Plenkoviqin diskutuan mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.
“E informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Kroacisë për vendin tonë, për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, tha Osmani.
Kujtojmë se për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës, Osmani i ka informuar edhe liderët e tjerë evropianë, teksa ka refuzuar që të takohet me Aleksandar Vuçiqin, përderisa ndaj Serbisë s’ka sanksione.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale