Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Maltë, është pritur nga kryetari i Parlamentit, Angelo Farrugia dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme Evarist Bartolo.
Presidentja Osmani ka theksuar se në kuadër të diplomacisë parlamentare e pret ndihmën e Farrugia dhe të parlamentit të Maltës në mënyrë që edhe Kosova të arrijë të përfaqësohet në organizata ndërkombëtare.
Në takimin me ministrin e punëve të Jashtme të Maltës, Evarist Bartolo, u bë e qartë se mbështetja e tij dhe e Maltës në procesin e anëtarësimit në BE si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare nuk ka munguar deri tani dhe është kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe mëtutje.
Kosova dhe Malta mbesin dy vende dhe partnere të besueshme dhe të përkushtuara për thellim të raporteve bilaterale./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër