Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Çeki është takuar me zv. kryeministrin e Holandës, njëherësh ministër i Jashtëm, Wopke Hoekstra.
Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tash e sa kohë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka kërkuar mbështetjen holandeze.
Presidentja Osmani i ka bërë thirrje Holandës që së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke.
Presidentja Osmani ka folur edhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar punën në reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, e njëkohësisht edhe përgatitjen për aplikim për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Në takim me zv. kryeministrin Hoekstra, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen holandeze për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe në NATO.
Po ashtu, në këtë takim Presidentja Osmani dhe zv. kryeministri Hoekstra diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe Evropë, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve. /arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...