Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në New York, ka takuar homologun nga Hondurasi, Juan Orlando Hernández Alvarado.
Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyeshme, teksa të dy presidentët kanë shfaqur gatishmërinë për thellimin e tyre.
Presidentja Osmani ka theksuar se te Hondurasi e shohin partnerin për lobim te shtetet fqinje në Amerikën Qendore dhe atë Jugore për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, nga Hondurasi pritet mbështetje edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Teksa ka folur për gjendjen e përgjithshme në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë duhet përfundojë me njohje të ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe me rendin juridik aktualë.
Të dy presidentët u pajtuan që çështja e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e saj duhet të bëhen prioritet i agjendës globale. /arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...