Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe zv. kryeministrja Donika Gërvalla, kanë pritur sot një delegacion të përbërë nga përfaqësues të përhershëm të 26 vendeve anëtare të NATO-s dhe Suedisë, e cila ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë.
Presidentja Osmani u shprehu përfaqësuesve të shteteve anëtare të NATO-s, mirënjohjen e për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm, duke nënvizuar se uniteti transatlantik është i domosdoshëm për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në Evropë kundër qëllimeve dashakeqe të Rusisë dhe satelitëve të saj.
“Përcaktimi strategjik i shtetit dhe popullit tonë është anëtarësimi në NATO, duke filluar me pjesëmarrjen në Programin e Partneritetit për Paqe”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Sipas saj, Kosova është e gatshme ta japë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.
Në këtë drejtim, sipas Presidentes Osmani do të shtohet e thellohet bashkëpunimi dhe koordinimi me shtetet aleate dhe me NATO-n./arbresh.info/


Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...