Presidentja e Republikës së Kosovës, ka takuar sot në New York, ministrin e Jashtëm të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro.
Në një bisedë përmbajtësore, Presidentja Osmani diskutoi me ministrin Aitaro për thellimin e raporteve ndërshtetërore dhe hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.
Sipas Presidentes Osmani, institucionet e Kosovës kanë prioritet sundimin e ligjit dhe krijimin e vendeve të punës, si dhe forcimin e aleancave. Në këtë kontekst, ajo shtoi se Kosova është partner kredibil për vendet demokratike anekënd globit dhe po e jep kontributin e saj të vazhdueshëm për paqe e stabilitet në rajon e përtej.
Më tej, Presidentja Osmani tha se shteti i Kosovës po ndjek me këmbëngulje rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe konsolidimit të mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare, prandaj thellimi i raporteve me shtete anekënd botës ka rëndësi të madhe.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Palaut për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./arbresh.info/
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...