Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e saj me popullin e Malit të Zi pas ngjarjes tragjike në Cetinje, ku humbën jetën së paku 10 persona.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se mendimet dhe lutjet e saj janë me familjet që kanë humbur të dashurit, duke shprehur keqardhjen e thellë për këtë akt të dhunshëm.
“ Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizojmë dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, shkroi Osmani në X.
Ndryshe, tëpaktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në Cetinje në pasditen e 1 janarit, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm malazez, Danillo Sharanoviq.
Policia është në kërkim të Aco Martinoviqit, i cili është i dyshuar për vrasjet dhe plagosjet.
Sipas raportimeve, Martinoviq i ka vrarë katër persona në një bar dhe gjashtë të tjerë nëpër lokacione tjera, përfshirë anëtarë të familjes së tij./Arbresh.info
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...