Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka- Nimani, të cilën e ka uruar për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim ndërinstitucional.
Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese në garantimin e kushtetutshmërisë si organ përfundimtar i interpretimit të Kushtetutës.
Ndërkaq kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Caka-Nimani ka theksuar se synon që të punoj në adresimin e sfidave me të cilat përballet Gjykata. Sipas saj, bashkëpunimi me institucionin e Presidentit është i domosdoshëm në mbrojtjen e funksionimit demokratik të institucioneve./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?