Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Almqvist, shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët për të dy shtetet, përcjell Arbresh.info.
“Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e sidomos për mbështetjen e Irlandës ndaj aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe për mbështetjen e vazhdueshme brenda Bashkimit Evropian.
Presidentja Osmani poashtu njoftoi nga afër ambasadorin Almqvist lidhur me sfidat aktuale me të cilat po përballet Republika e Kosovës, si dhe për aktin e agresionit të kryer nga ana e Serbisë me datën 24 shtator./Arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...