Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtarë në Austri, ku ka takuar edhe disa të rinjë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka postuar disa fotografi, ku ka shkruar se të gjithë kanë një të përbashkët, e cila është dashuria për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.

“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, shkruan Osmani./Arbresh.info/

Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit