Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim.
Deklarata e saj vjen pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, disa herë gjatë javëvëe të fundit ka deklaruar se ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo bëri me dije se këto informata i kishte ndarë menjëherë me vendet aleate duke kërkuar mbështetje për të ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.
Mirëpo, Osmani ka siguruar qytetarët se s’ka vend për shqetësim dhe panik.
“I siguroj qytetarët se ska arsye as për shqetësim e as për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme por institucionet kanë gjithçka nën kontroll, në bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Osmani.
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...
Maqedonia e Veriut kap sasinë më të madhe të kanabisit, 28 t...
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...