Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sonte në një iftar të organizuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku është pritur me ngrohtësi nga banorët dhe drejtuesit e kësaj organizate humanitare.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe stafi presidencial, Osmani ka ndarë momente të veçanta me të moshuarit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit institucional dhe shoqëror për ta.
“Iftari i sotëm ishte një moment i veçantë për banorët tanë, të cilët e pritën me gëzim dhe respekt të madh këtë vizitë. Për ta, ky takim nuk ishte vetëm një darkë e përbashkët, por edhe një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes institucionale ndaj tyre”, ka shkruar drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.
Ai ka falënderuar Presidenten për këtë vizitë të ngrohtë dhe për mbështetjen e saj ndaj misionit humanitar të organizatës.
Kjo vizitë vlerësohet si një gjest solidariteti dhe mbështetje për të moshuarit që jetojnë në këtë qendër.
Prokuroria: Thaçi i ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinez për veprën ...
Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shta...
Municion dhe pajisje ushtarake me emblemë të Serbisë zbulohe...
I harruari i FIFA-s dhe Topit të Artë, Raphinha nderohet në ...
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Prishtinë