Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit në veri.
Osmani ishte në vizitë zyrtare në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në New York, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York, dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, ka njoftuar për RTK-në , këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Kujtojmë se pas një sulmi me armë zjarri në veri nga bandat kriminale serbe në drejtim të Policisë së Kosovës, ka mbetur i vrarë një zyrtarë policorë dhe një tjetër i plagosur.
Lexo edhe:
Detaje nga vrasja e një polici në veri dhe plagosja e një tjetri
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë