Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në 40 vjetorin e vrasjes ka kujtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Presidentja Osmani këtë e bëri duke postuar një thënie të Jusuf Gërvallës ku thuhet se “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë”.
Më 17 janar 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 40 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.
Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë./arbresh.info/
Lexo edhe:
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...
Raportohet shpërthim në Doha, pak minuta pasi presidenti ira...
Aeroporti i Dubait nën sulm, pezullohen fluturimet
Presidenti iranian i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, n...
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...