Në Spitalin Pediatrik “Sheika Fatima” në Prishtinë është inauguruar dje një laborator i ri modern, si rezultat i bashkëpunimit mes Presidencës së Kosovës dhe fondacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Khalifa Foundation”.
Sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca në rrjetin social Facebook, ky investim është realizuar falë angazhimit të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbështetjes së vazhdueshme nga ky donator ndërkombëtar.
Laboratori i ri është i pajisur me teknologji bashkëkohore, dhe do t’i mundësojë Spitalit të Fëmijëve të kryejë shumicën e analizave laboratorike brenda vetë institucionit. Kjo pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe qasjes në shërbime mjekësore, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë përfituesit kryesorë të këtij investimi.
Një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoren edhe në repartin e neonatologjisë, ku kujdesi është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, duke veçuar Lartmadhërinë e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, për kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
“Ky laborator është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shëndetësisë për fëmijët tanë,” thuhet në njoftimin e Presidencës.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...