Kryediplomati i Suedisë, Tobias Billstrom, do të qëndrojë këtë të enjte për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në vazhdën me takimeve që do të ketë në Kosovë, Billstrom do të pritet në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info
Takimi do të zhvillohet në ora 15:00 në Presidencë, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se, vizita e kryediplomatit suedez vlerësohet si e një rëndësie të veçantë pasi Parlamenti Evropian ia dha dritën jeshile heqjes së vizave për kosovarët më 18 prill teksa Suedia mban Presidencën e Bashkimit Evropian që nga 1 janari i këtij viti. /Arbresh.info/
Trumpi thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarak...
“Dëshmi se veç puna e çon përpara Kosovën! “, thotë Osmani p...
Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor jep detajet për gjetjen e ...
Arrestohet drejtori i kompanisë “Onima”, Erkand Shabani
PS dhe PD bëhen bashkë, votohet projektrezoluta për integrim...