Presidentja Osmani dekoron post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë

16:35 | 8 Dhjetor 2020

U.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, ka ndarë dekorata post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave për 18 profesionistë shëndetësorë, të cilët humbën jetën në detyrë në përballje me Covid-19. Ata u infektuan me virus derisa ishin në shërbim direkt të pacientëve.

Osmani,  ka thënë se kjo është mirënjohje e të gjithë qytetarëve ndaj atyre që duke respektuar betimin e Hipokratit bënë të pamundshmen në trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19.

“Përkushtimi i tyre ndaj vlerave humane dhe ndaj profesionit të tyre, si dhe sakrifica e tyre sublime në mbrojtje të shëndetit të pacientëve të tyre, është shenjë e vetëdijes më të lartë profesionale dhe njerëzore”,  u shpreh  Osmani./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara